Ekzekutimi i shqiptarëve në Athinë/ Mediat greke: Autori dyshohet se ishte vrasës profesionist

Mediat greke shkruajnë se shkak i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dyshohet se ishte larja e hesapeve. Gjithashtu dyshohet se shqiptarët e vrarë janë të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë të shkuar të errët kriminale.

41-vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, ndërsa viktima tjetër ka qenë i skeduar për trafik droge.

Mediat greke bëjnë me dije se autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar

Njëri prej tyre ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital.

Autori ishte i veshur me të zeza dhe mbante në kokë një kapuç, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë kirurgjikale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *