Ekzekutimi i tre të rinjve në Fushë-Krujë/ 90 plumba janë qëlluar drejt makinës, shoqërohen miqtë e viktimave

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me atentatin e djeshëm në Fushë-Krujë, ku u ekzekutuan tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Burime për median bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 54 gëzhoja armësh dhe se viktimat janë qëlluar me rreth 90 plumba.Mësohet se makina e viktimave po i nënshtrohet një mbikëqyrje intensive pasi dyshohet se viktimat kanë pasur armë me vete.

Kujtojmë se tre viktimat ishin në Rinas dhe po lëviznin me automjetin e tyre drejt Fushë-Krujës, ndërkohë që autorët i kanë ndjekur me një automjet të ngjashëm. Autorët prej ditësh survejonin Martinajn dhe më pas iu kanë dalë para dhe iu kanë zënë pritë duke i qëlluar me armë. Ata kanë tentuar të mbrohen, por nuk kanë pasur kohë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *