Prokurori i Breshias ka urdhëruar ndalimin e një personi të dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit kosovar, i cili u gjet i karbonizuar në bagazhin e një makine në Këln të Breshias, rreth 3 ditë më parë.
I ndaluari është një italian që jeton në Palazzolo. Viktima po hetohej nga Drejtoria e Antimafias për trafik droge dhe së shpejti do të dilte në gjyq për tentativën për t’i vënë flakën vilës së një menaxheri.
Vrasja e shqiptarit nga Kosova mendohet se ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje me natyrës ekonomike.
Në pamundësi për të shlyer shumën, i dyshuari, sipas prokurorisë, dyshohet se ka organizuar vrasjen e 40-vjeçarit kosovar, i gjetur i karbonizuar në bagazhin e veturës së vëllait të tij.
Vendimtare për hetimin pritet të jenë kamerat jashtë shtëpisë së viktimës.