Ekzekutimi në Lezhë, fqinjët: Babë e bir punonin prej 20 vitesh në Itali, taksirati i gjeti

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e djeshme në qytetin e Lezhës, ku ish dhëndëri Besnik Pjetri vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe kunatin, Pjerin e Gent Përjaku.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe fqinjët e viktimave, të cilët u ekzekutuan në banesën e tyre. Ata kanë treguar se babë e bir jetonin e punonin prej 20 vitesh në Itali dhe se kanë qenë familje korrekte.

‘Na thanë është bërë nami i zi. Janë vendali të ka hershëm.’- u shpreh një fqinje.

‘Ka disa vjet që kanë ikur në Itali. Mbrëmë më duket se ka ardhur. Më ka ardhur shumë keq se e kam pas shumë dashamirës. Kanë jetuar në Itali për nja rreth 20 vjet. Ka pas ardhur i shkreti. Ka qenë person i papamë si familje, taksirati të gjen.’- u shpreh një fqinj tjetër.

Kujtojmë se Pjetri kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar, ku kjo e fundit e kishte denoncuar edhe në vendin fqinj Itali për dhunë në familje.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *