Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.
Burime për median bëjnë me dije se viktima Klisman Preçi dhe i plagosuri Ylli Brahimi janë qëlluar sapo kanë zbritur nga makina e blinduar, shumë pranë vendit ku banonin. Mësohet se deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 30 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Sakaq bëhet e ditur se të dy objektivat e sulmit kishin shtuar masat e sigurisë, pasi lëviznin me makina të blinduara dhe në pallatin ku jetonin kishin instaluar kamera sigurie në çdo cep.