Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i stilit mafioz ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Bujar Bishanaku”. Aty persona të paidentifkukar qëlluan me pisto letë një 19-vjeçar. I riu i identifikuar si Erjon Xhenje ka humbur jetën menjëherë.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja pistolete. Sipas burimeve, autorët lëviznin me një motoçikletë e cila u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” të qytetit. Bashkë me motorin ishte edhe pistoleta që dyshohet se u përdor nga autorët.
Në akset kryesore janë ngritur postblloqe policie. Policia tha se vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve te ketij ekzekutimi. Janë duke u marrë në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes. Në pyetje do të merren edhe familjarë të viktimës me qëllim zbardhjen e motiveve.