Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup këtë mbrëmje, ku dy persona kanë metur të vrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e ndodhur në Çarshi të Shkupit.
“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.