Shqiptari ekzekutohet me 8 plumba në kokë në mes të Athinës, vrasësi largohet në drejtim të paditur

Greqi/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në mes të Athinës, ku është ekzekutuar me 8 plumba në kokë një shqiptar. Mediat greke ende nuk e kanë publikuar identitetin e tij, por bëhet fjalë për një 32-vjeçar.

Sipas mediave greke, 32-vjeçari ka qenë ulur në një kafe ku pranë tavolinës së tij është afruar dikush dhe e ka ekzekutuar me breshëri plumbash. Menjëherë agresori ka hipur në një taksi dhe është larguar. Sipas burimeve të deritanishme viktima nuk është i panjohur për policinë pasi dyshohet se në të kaluarën ka qenë pre e një atentati dhe është arrestuar për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash.

Policia greke është ‘ngritur në këmbë’ duke kontrolluar të gjithë qytetin dhe kanë sekustruar kamerat e sigurisë të cilat mund të kenë kapur momentin e krimit dhe se mund të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu janë shoqëruar dëshmitarët e ngjarjes të cilët mund të kenë informacione për vrasjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *