Ekzekutohet me armë zjarri në rezidencë, Presidenti i Haitit, Jovenel Moise. Presidenti i Haitit u vra brenda në rezidencën e tij private.
BBC shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph me anë të një deklarate për shtyp.
Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në orën 01:00 me kohën lokale. Nga sulmi ka mbetur gjithashtu e plagosur zonja e parë, Martine Marie Etienne Joseph.
Joseph gjithashtu tha se “të gjitha masat janë marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.
Këtë sulm kryeministri i përkohshëm e quajti si një “akt të urryer, çnjerëzor dhe barbar”, duke shtuar se Policia Kombëtare e Haitit dhe autoritetet e tjera kanë situatën në nën kontroll.
53-vjeçari Jovenel Moïse, ishte në pushtet që nga Shkurti i vitit 2017, pasi paraardhësi i tij, Michel Martelly u largua nga posti. Qeverisja e tij u përball me shumë akuza për korrupsion si dhe për këtë gjë ai u përball me një valë të madhe protestash të dhunshme anti-qeveritare.
/Priza.al/