Një vrasje e tmerrshme mësohet të ketë ka ndodhur në Chrysoupolis Kavallë . Viktimë ka mbetur një 52-vjeçar.
Sipas mediave persona të panjohur i kishin ngritur kurthin e vdekjes 52-vjeçarit jashtë fabrikës së mermerit ku ai punonte.
52-vjeçari si çdo mëngjesi ishte nisur për në punë dhe në momentin që ka zbritur nga makina është përballur me breshërinë e plumbave të cilët rezultuan fatalë.
Mësohet se viktima ishte baba i dy fëmijëve.
Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur nga mediet greke.
Policia ka rrethuar zonën dhe vendin ku u vra biznesmeni dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit autorëve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja