Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja/ Implikimi tij në vrasjen e dy vëllezërve Rexhepi

Një atentat ka ndodhur në Belgjikë mbrëmjen e kaluar.  Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin Anversës, Bledar Muça.  Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapjas.

Muça është akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, e ndodhur me 30 dhjetor të vitit 2012. Po kështu, Bledar Muça ishte ndër të plagosurit e Masakrës së Elbasanit, që iu bë fisit Çapja, ku tre prej anëtarëve të tyre mbetën të vrarë.

Ardian dhe Florenc Çapja akuzohet se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë Gentian Beqirin dhe Nezir Beqirin, babë e bir.

Kush është Bledar Muça?

Bledar Muça me origjinë nga Peshkopia, është i lindur dhe i rritur në Elbasan. Ai është vëllai i Ferit Muçës, 42-vjeçarit që u plagos rëndë në të njëjtin atentat. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi, vrasje të ndodhura në kohë të ndryshme në qytetin e Elbasanit, por që asnjëherë nuk iu provuan nga policia dhe nga prokuroria. Madje emri i tij u shpall edhe në kërkim ndërkombëtar për vrasjen dy vite më vonë, të vëllait të Roland Rexhepit, ish-efektivi i policisë që njihej me pseudonimin “Doda”.
Vrasja e “Dodës”

Vrasja e “Dodës”

Ishte mëngjesi i 22 korrikut të vitit 2009, kur Elbasani do të tronditej nga një ekzekutim në afërsi të Universitetit. Ekzekutimi bëhet nga dy persona me motor të cilët qëllojnë me breshëri kallashnikovi mbi mjetin me të cilin udhëtonte Roland Rexhepi, ish-efektiv policie, që kishte punuar edhe në seksionin e anti-drogës. Ekzekutimi i tij u bë në mes të dhjetëra kalimtarëve, ndërsa polici-viktimë u tha se për shumë kohë ishte identifikuar si krahu i djathtë i ish-drejtuesit të “hekurt” të policisë Edmond Koseni. Atentatorët u zhdukën në mes të turmës duke e lënë të vdekur në makinë Roland Rexhepin, ndërsa policia arriti të shoqëronte me dhjetëra e dhjetëra persona. Më në fund, katër ditë pas atentatit, policia aso kohe njoftoi se ka arrestuar si të dyshuar për këtë krim Armando Llakajn, 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal dhe Marjus Tafa. Mësohet se Llakaj ishte njeri i afërt i fisit Çapja, ndërsa viktima, më vonë do të kosnideorhej edhe si kushëriri i Fadil Memës të ekzekutuar në Torino.

Vrasja e Ilir Rexhepit, dy vite pas Rolandit

Ishte fundi i vitit 2011, kur në orët e mbrëmjes do të ekzekutohe j me dy plumba biznesmeni Ilir Rexhepi. Viktima kishte një polici private dhe sipas policisë dhe prokurorisë së asaj kohe, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve nuk kishte asnjë precedent penal. Ekzekutimi ndodhi pikërisht në kohën kur prokuroria kërkoi 48 vjet burg për dy të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij në korrikun e 2009-ës. Policia kreu sërish një mori shoqërimesh dhe si përfundim për krimin u konsiderua fajtor pikërisht Bledar Muça, i cili kishte mundur të kalonte kufirin pa u prekur nga askush. Policia e shpalli në kërkim Muçën ndërsa vuri në pranga vetëm një punonjës të policisë kufitare. Bled Muça iku dhe nga Greqia nisi të përgënjeshtronte versionin e policisë ndërsa në momentin që mbërriti në Belgjikë ai nis në drejtim të medieve në Shqipëri një reagim që gjeti hapësirën e duhur për të hedhur poshtë akuzat e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *