Zbulohet fotoja e ekzekutorit 27-vjeçar të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin një javë më parë.
Bëhet fjalë për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i cili ishte pjesë e ekipit me 6 persona që organizuan vrasjen e Nikulajt.
Vrasësi ka hyrë në territorin shqiptar më datë 11 shkurt 2023 dhe është larguar në mbrëmjen e 19 prillit 2023. Për më shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për të njohur zonën.
Sa i takon personave të tjerë, Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.