50-vjeçari shqiptar i cili vrau kunatin, pasi mësoi se i kishte abuzuar vajzë prej shumë vitesh, nga burgu është shprehur se ndihet i shqetësuar për fëmijët e tij.
Avokati i Fatmir Tarellarit deklaron se klienti i tij, ndihet i shqetësuar se kush do të kujdeset për fëmijët tani që ai ndodhet në burg.
“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë, pasi i mbështeste financiarisht”, tha për gegonota.news avokati i Fatmir Tarellarit