Personi në foto është Urim Hyseni, i cili vrau me thikë nënën e tij. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se Hyseni është vënë në pranga.
“Sot rreth orës 16:00, Policia ka marrë informacion se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.