El Salvator/ Pastroi paratë që burri i saj vodhi nga arka e shtetit/ Dënohet me 10 vite burg ish-zonja e parë

El Salvator/ Jo rrallë herë kemi dëgjuar të flitet se zyrtarë të lartë të shtetit të vendeve të ndryshme janë të korruptuar dhe disa prej tyre edhe janë dënuar, por është e rrallë që ish-zonja e parë e një vendi të dënohet për korrupsion.

Ish-zonja e parë e El Salvator, (shtet në Amerikën e Veriut) Ana Ligia de Saca u dënua ditën e djeshme me 10 vjet burg për pastrimin e 17.6 milion dollarëve.

Mediat bëjnë me dije, se ish-zonja e parë Ana Ligia pastroi 301 milionë dollarët që burri i saj, ish-presidenti Elías Antonio Saca vodhi nga arkat e shtetit.

Por siç edhe raportohet, ish-zonja e parë ka përfshirë në veprën penale edhe vëllain e saj të cilin Gjykata e dënoi me 15 vite burg.

Ish-presidenti Elías Antonio Saca ndodhet në burg, për vjedhje të shtetit dhe pasurim vetiak. Ka mbajtur postim e presidentit nga vitet 2004 deri në 2009.

 

/Burimi: ElSalvador.com/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *