Gjykata e Elbasanit la në burg me afat 20 ditë deri sa të vijë Akti i Ekspertimit Mjekoligjor i të dëmtuarit, 34- vjecarin Gentian Myrta, i cili pak ditë më parë u arrestua nga policia në pikën kufitare të Kapshticës pasi dyshohet se ka dhunuar për arsye pronësie fqinjin e tij Hamit Mehmetaj nga fshati Shushicë në Elbasan.
Mbi Myrtën rëndon akuza e “vrasja” e mbetur në tentativë, pasi akuzuesi deklaroi para togave blu se fqinji tentoi ta shtypte me makinë dhe i ka gjuajtur me leve ndërsa vetë ai pretendon se ka qënë duke lëvizur me bicikletë.
Por babai i Gentian Myrtës, Nazif Myrta teksa pret vendimin e gjykatës në shkallët e kesaj të fundit jep versionin e tij për ngjarjen . Ai thotë se djali i tij nuk ka dhunuar askend dhe se e gjitha është një inskenim i fqinjit pasi edhe më herët kanë pasur konflikte mes familjeve madje i moshuari thotë se edhe është dhunuar prej tij. Ndonëse e denoncoi si rast, Mehmetaj jo vetëm që nuk u dënua por vijon ti kërcënojë si familje.
Myrta kërkon drejtësi për djalin e tij duke theksuar se ai nuk ka bërë asgjë që cënon ligjin.
“Shkaku është që unë jam zënë, më kanë ardhur më kanë rrahur në tokën time, kam bërë gjyq. Unë kërkoj drejtësi, edhe cuni të mos më dënohet kot.
E ka bërë ky, Hamiti. Ai ka rrahur vëllain, kunatin. Sot kërkoj drejtësinë e cunit, që të dali se nuk ka bërë asgjë“- tha ai për mediat.
Molle sherri mes fqinjve është bërë një sipërfaqe toke e cila synohej nga të dyja palët. Madje në dhjetor të vitit të shkuar i plagosuri Hamit Mehmetaj kishte dhunuar rëndë babain e autorit Gentian Myrtës në mes të fshatit duke i thyer nofullën dhe thyer njërën dorë. Ndonëse ky rast është denoncuar në polici dhe ka nisur një procedim konflikti mes paleve ka vijuar .