Një 59-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mësohet se shtetasi me iniciale A. L., ka dhunuar bashkëshorten e cila ishte me urdhër-mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.