Një 31-vjeçare është arrestuar në Elbasan, për shkak se është përfshirë në një aksident me makinë.
Mësohet se shtetësia me iniciale S. M., ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj dhe është përplasur me motorin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasi B. P.
Si pasojë e aksidentit është rëndë dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen S. M., 31 vjeçe, banuese në fshatin Kuqan, Elbasan, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. P., 18 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 31-vjeçarja, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi, nga shtetasin B. P. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 18-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.