Procesi i votimit në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në qytetin e Elbasanit është bllokuar përkohësisht mesditën e sotme.
Nga opozita pretendohet se po përdoret një pajisje përmes të cilës tjetërsohet vota për kandidatët për kryetarë bashkie duke u numëruar për kandidatin tjetër.
Ky fakt ka çuar në bllokimin e procesit në këtë shkollë dhe specialistët po kryejnë verifikimet derisa situata të qartësohet plotësisht.