Një 34 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me jetë prindërit e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë.
Pasi Policia është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por i riu me inicialet D. G është arratisur.
34-vjeçari sapo ka konstatuar mbërritjen e forcave të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor në fshat. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruarn 1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata për jetën, shpallet në kërkim 34 vjeçari.
Policia sekuestron 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.
Shtetasi D. G. që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.
Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e 34 vjeçarit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.