Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku burri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen, duke konsumuar medikamente.
Mësohet se gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar dhe bashkëshorti i saj 39-vjeçari Xh.Sh.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.