Shoferi i cili përplasi një 84-vjeçare në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan aksidentoi këmbësorenR. A., 84 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.
Aksidenti ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit të Elbasanit. Fillimisht 84-vjeçarja u dërgua në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën. Mjekët e transportuan drejt traumës, ku edhe ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.