Një i mitur i moshës 13 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte.
Sipas policisë, ai vuante nga somnambulizmi (të ecurit gjatë gjumit) dhe ka qenë vetëm në shtëpi në momentin fatal.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.