Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin Ylli Kryeziu, gjatë operacionit të koduar “Diesel”.
53-vjeçari akuzohet se kryente kontrabandë me hidrokarburet.
Nga kërkimet që i janë bërë i janë gjendur dhe sekuestruar në magazinën e lokalit 1250 litra karburant pa asnjë faturë doganore. Kryeziu akuzohet për veprat penale të “kontrabandës të mallrave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.