Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një 14-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja.
E mitura po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.
Fatmirësisht raportohet se 14-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.