Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan, afërsi të hyrjes së Ish-Kombinatit Metalurgjik.
Burime për median bëjnë me dije se një automjet ka përplasur me biçikletën, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit.
Raportohet se në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca.