Rikthehen rastet e dhunës në familje. Në Elbasan, në 24 orët e fundit janë arrestuar dy persona, të cilat kanë dhunuar pjesëtarët e familjes. Konkretisht një 31-vjeçar ka dhunuar babain, ndërsa një tjetër ka dhunuar bashkëshorten. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar dy rastet e mësipërme.
Njoftimet e policisë:
“Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”,
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”