Në Elbasan është arrestuar mëngjesin e së premtes, një oficer policie, 26 vjeç, i quajtur Sokol Fana.
Fana, i bënte presion dhe shantazh një qytetari që “kishte probleme me drejtësinë italiane”, që t’i jepte oficerit 7 mijë euro, që ky të mos e arrestonte.
Qytetari K.H., nuk e ‘hëngri’ presionin e policit por verifikoi nëse ishte e vërtetë ajo me të cilën e kërcënonte oficeri dhe doli se, nuk ishte i kërkuar nga drejtësia e asnjë shteti.
Si rrjedhim, njoftoi Policinë e cila me një operacion “blic”, i vuri prangat kolegut të saj.
Sokol Fana e kishte mashtruar shtetasin K.H., duke i thënë se, nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij “Fast”, për llogari të drejtësisë italiane, duhet t’i paguante Fanës, 7 mijë euro.
Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premteje, pasi shtetasi K.H., kishte verifikuar se nuk ishte aspak në kërkim, ndaj ka njoftuar Policinë e cila e ka arrestuar Fanën në flagrancë.
/Priza.al/