Një 38-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për përndjekje.
Ka qenë vetë 17-vjeçarja e cila në prani të prindërve ka kallëzuar në Komisariat se shtetasi me iniciale E.B., e ka përndjekur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi një 17-vjeçare, në prani të prindërve të saj, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Elbasan se 38-vjeçari e kishte përndjekur. Vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.