Elbasan/ Përvetësoi 2 milion e gjysmë në subjektin ku punonte, arrestohet ekonomisti (Emri)

Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka përvetësuar një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist.

Mësohet se shtetasi Oli Andoni ka përvetësuar nga shitjet e kryera në një subjekt privat shumën 2 500 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sales”.

Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *