Në Qarkun e Elbasanit kemi bashkinë qendër të qarkut, atë të Elbasanit e cila është e konfirmuar që mbetet në duart e socialistëve, me Gledjan Llatjan. Nga 216 kuti nga 224 gjithsej ku rezultati është pasqyruar Llatja ka marrë 56.06% të votave përkundrejt 43.94% të rivalit të tij Luçiano Boçi.
Në Librazhd kemi socialistin Mariglen Disha i cili kryeson bindshëm ndaj rivalit të tij të ‘Bashkë Fitojmë’, Shefki Çota, me 75.07% të votave kur janë numëruar 38 nga 55 kuti në total. Kandidati i BF nuk shkon më shumë se 25%.
Ndërkohë që në Bashkinë Peqin janë hapur 42 kuti dhe kryeson gjithashtu socialisti, Bukurosh Maçi përballë përfaqësuesit të opozitës Mustafa Pashja. Maçi është në kuotat e 57% të votave përkundrejt 43% të rivalit Pashja.
Në Bashkinë Përrenjas Nuri Belba i PS kryeson me 59.33% të votave, teksa Suzana Topi e ‘Bashkë Fitojmë’ me 40.67% të besimit të qytetarëve.
Edhe në Belsh kryesojnë socialistët me kandidatin Arif Tafani me 50.44% të votave përkundrejt 49.56% të votave të kandidatit të koalicionit Berisha Meta, Bedri Qypi.
Në Cërrik avantazhi i kandidatit socialist është edhe më i madh. Andis Salla merr 70.50% të votave teksa janë numëruar 46 nga 58 kuti votimi. Rivali i tij Servet Duzha është në kuotat e 29.50% të votave.
Në Bashkinë Gramsh janë numëruar 27 qendra votimi nga 48 në total dhe Besion Ajazi i PS ka marrë besimin e 52.47% të zgjedhësve ndërsa Hasdim Cekrezi i ‘Bashkë Fitojmë’ shkon në 47.53%.