Dy persona janë konfliktuar në Elbasan.
Shtetasit me iniciale A. P., 41 vjeç dhe A. R., 44 vjeç kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit A. P., 41 vjeç dhe A. R., 44 vjeç, të dy banues në Prrenjas, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.