Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, në një kompani private.
Në kompaninë private gjatë përpunimit ka pasur një shpërthim që është ndjerë disa kilometra larg dhe ka vënë banorët në panik. Por, fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ngjarje të tilla janë regjistruar edhe më herët në këtë vend.
/Priza.al/