Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video të projektit të Autoparkut ultramodern në Elbasan.
Ky qytet pritet të ketë pistën e parë të garave në Shqipëri. Kryeministri ka shpërndarë sot në rrjetet sociale projektin “3D” të Autoparkut që është projektuar në bashkëpunim me FIA-n. Pista do të shërbejë për gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan:
Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë