AF Elbasani është një nga ekipet surprizë në Kategorinë e Dytë. Elbasanasit kanë arritur të sigurojnë pikë të rëndësishme në këtë sezon, ndërsa kryesojnë bashkë me Pogradecin grupin B.
Synimi i skuadrës është të siguojnë ngjitjen në Kategorinë e parë dhe për këtë mision nis “lufta” e vërtetë.
3 ndeshjet e radhës për Elbasanin janë ndaj ekipeve të kreut në renditje, takime që do të vendosin përfundimisht edhe fatin e tyre për sezonin e ardhshëm.
Ditën e nesërme do të sfidojnë Luftëtarin e vendit të 4-të, ndërsa më 25 shkurt masin forcat me Pogradecin, për të vazhduar më pas me Devollin më 5 mars.
Përballje “ferri” por trajneri Gentian Stojku është besimplotë se djemtë e tij do t’ia dalin mbanë për të siguruar maksimumin e pikëve.