Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema, dyshja famoze e vjedhjes me forex që pastrojnë miliona euro të mafias gjeorgjiane

Screenshot

Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema, dyshja famoze e vjedhjes me forex që pastrojnë miliona euro të mafias gjeorgjiane

Eldi Gëzim Xhelilaj është djali nga Vlora që në mes të Tiranës ngriti celulat e veta të vjedhjes me forex. Italianët, spanjollët, anglisht folësit, francezët e të tjerë qytetarë, u vodhën dhe zhvatën nga retentionat e Eldi Xhelilajt, për emrat e të cilëve do të flasim në vijim.
Vjedhjet që kaluan milionat e eurove, u kamufluan nëpërmjet disa kompanive si “Elite International Communications”, “ELITE INTERNATIONAL”, “KASH” si dhe në disa shoqeri të tjera që u hapën në emër të familjarëve të tij, por më pas u shitën, apo u kamufluan në emra të tjerë.
Nëpërmjet këtyre kompanive, Eldi Xhelilaj dhe banda e tij familjare jo vetëm pastrojnë miliona euro duke i bërë të ligjshme, por edheiI riinvestojnë në të tjera bisnese si agjenci udhëtimesh, agjenci imobiliare (tek e cila kamuflojnë si prona të agjencisë pronat e veta, apo edhe në emër të të tretëve) etj. Gjithashtu nëpërmjet nipteve dhe kompanive të tyre, familjarë të Eldi Xhelilajt kanë penetruar edhe tek ekspertiza në punë të ndryshme publike (do të flasim në vijim).
Por një ndër kryesorët e bandës së Eldi Xhelilajt është një personazh që quhet Enea Mema. Ky personazh i lindur në dhjetor të vitit 1991 shfaqet kudo jo vetëm në bashkëortakëri me Eldi Xhelilajn, por edhe ortak me personazhe gjeorgjianë. Kështu shtetasi Enea Mema, në kompanitë e Eldi Xhelilajt figuron ortak dhe administrator, dhe në të tjera kompani figuron si ortak.
Dyshja Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema nuk janë thjesht dy “grabitës” me telefon nëpërmjet skemave forex. Ata janë ndër kryesorët që kanë punuar drejtpërdrejt me famozen Tatia Pavliashvili, shtetasen gjeorgjiane me historik të pasur kriminal në fushën e vjedhjes online (për të cilën do të flasim me detaje në vijim).
Lidhjet e Eldi Xhelilajt dhe Enea Memës, me eksponentët gjeorgjianë të krimit të organizuar në fushën e vjedhjes online dhe të pastrimit të parave janë të dukshme në bisnese, kompani dhe ortakëri mes palëve.
Në vijim:
Me çfarë objekt veprimtarie Eldi Xhelilaj dhe Enea Mema kanë deklaruar miliona të fituara nga kompanitë fantazëm?
Kush është fija lidhëse e Eldi Xhelilajt dhe Enea Memës me përfaqësuesit e krimit gjeorgjian në Tiranë?
Kush është garancia e bandës shqiptaro-gjeorgjiane të Eldi Xhelilajt dhe Enea Memës?
Ku, si dhe nëpërmjet kujt janë transferuar miliona euro në bankat jashtë vendit dhe kompani në offshore?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *