Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka marrë kritika të forta, pas deklaratës ku shprehej se lideri nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre dhe nuk mohon faktin se në qeverinë e Zelenksyt ka element nazistë.
Në një intervistë për televizionin italian, Lavrov tha se populli ukrainas mund të ketë ende gjurmë naziste duke thënë se një pjesë e tyre, përfshirë presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky janë hebrenj.
Pas komenteve, ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme dhe skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.
“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, tha ministri i jashtëm izraelit.
Ndër të tjera Lapid tha se ambasadori rus do të thirret për “një bisedë të ashpër” lidhur me komentet. Ndërkohë, grupi i memorialit të Holokaustit të Izraelit, Yad Vashem, i quajti komentet e Lavrov “absurde, të rrezikshme dhe të dënueshme.