Elbasani është blinduar nga forcat e policisë. Dhjetëra agjentë e oficerë janë në terren, ndërsa janë ngritur postblloqe në afërsi të vendit ku u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka, ku po ushtrohen kontrolle të automjeteve.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.
Si pasojë e sulmit me armë, Silvana Çaka mbeti e plagosur në dorë.
Everest Çaka u vra me 12 plumba nga një armë tip pistoletë me silenciator, në një pritë mafioze në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.