Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.
Por këtyre ndjenjave i është shtuar dhe tensioni, pasi mbrëmjen e të martës nisën nominimet e para për t’u eleminuar.
Personazhin që do të largohet nga shtëpia më e famshme në vend do ta zgjedhë publiku me anë të votave të tyre. Emrat e VIP-ave në nominim janë: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni.
Ky i fundit pati një përplasje me banorët gjatë spektaklit të së martës për ndërhyrjet e tij të shpeshta në biseda.
Teksa banorët ishin ulur duke biseduar, njëri prej tyre, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.
Reagimet e tyre ishin paksa të çuditshme në fillim dhe hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia. Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani.
Veshaj i ushtronte “presion” për të thënë një emër e për të qenë të sinqertë, por ata nuk ranë pre e kësaj duke vijuar të mos jepnin një emër.
Madje Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.
/Priza.al/