Eleminohet nga Lojërat Olimpike, tenistit italian nuk i del ‘inati’; shpërthen në ofendime

Fabio Fognini u eliminua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në Lojërat Olimpike të Tokios. Italiani u mund në tre sete nga Daniil Medvedev, numri 2 ATP. Pasi humb pikën e fundit, tenisti zemërohet duke bërtitur me zë të lartë. “Ju jeni një pederast”, italiani nuk zemërohet me askënd, as me arbitrin dhe as me kundërshtarin, por vetëm me veten e tij.

Pastaj kthehet te djaloshi që mban topat dhe i thotë në italisht, “ma jep këtë top”, e hedh në anën tjetër të rrjetës dhe humbet mundësinë të shënojë pikë. “Ti je pederast sepse duhet ta hedhësh mbi rrjetë”. Fognini mund të ketë zbrazur zemërimin e tij në shumë mënyra dhe gjithçka do të ishte kthyer në një dinamikë normale të tenisit, por italiani zgjodhi shprehjen e gabuar.

 

Në rrjetet sociale, tenisti i kërkoi falje komunitetit LGBT: “Isha shumë i nevrikosur, por nuk doja të ofendoja askënd. Unë e dua komunitetin LGBT dhe ju kërkoj falje për marrëzitë. Tani po shkoj në krevat sepse është natë në Tokio, ju përqafoj”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *