Këngëtari i njohur, Elgit Doda, ka folur rreth bashkëpunimeve dhe projekteve të reja që do të sjellë bashkë me Donald Veshajn dhe bujën e madhe që pati kënga “Toxic Love”, e cila ishte një dedikim për moderatoren, Bora Zemanin.I ftuar në “Pardon My French”, ai ka treguar se nuk ka qenë në dijeni se kujt ia kishte dedikuar aktori këngën dhe se ‘njerëzit e çojnë ku të duan’ por ama e dinte që ishte për një lidhje toksike dhe se ‘çdo kush mund ta ketë kaluar një gjë të tillë’.
“Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan”.
Mbas “Toxic Love” dhe “Ku je”, kantautori ka zbuluar këngën e fundit të aktorit e cila do të vijë me 14 shkurt dhe kjo do të jetë dhe fundi i triologjisë duke i thënë “Mirupafshim” lidhjes së vjetër.
“Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë…”
/Priza.al/