Klea Huta ka qenë e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Wake Up”. Në këtë bisedë, moderatorja është ngacmuar në lidhje me ngjashmërinë që shpesh është komentuar me Bora Zemanin.E pyetur nga moderatori se a ka ndodhur që ta ngatërrojnë ndonjëherë me kolegen e saj, Klea u shpreh se edhe ka pasur raste.
Duke qenë se Elgit Doda, bashkëshorti i Kleas është shok i ngushtë me Donald Veshajn, partnerin e Bora Zemanit, Huta nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes nëse shkak i partnerëve të tyre, ajo dhe Bora gëzonin një “miqësi”. Mirëpo, Klea ishte shumë e prerë kur u shpreh se ndonëse njihet prej vitesh me Zemanin, nuk ka një marrëdhënie shoqërore me të.
“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë’,- është shprehur ndër të tjera Klea.
Më herët, gjatë një interviste, moderatorja u shpreh se mëmësia është profesioni më i bukur në jetë.
“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”-tregoi Klea.