Këngëtarja e njohur Elhaida Dani feston ditën e sotme përvjetorin e saj të lindjes.
Ajo ka zgjedhur ta festojë këtë ditëlindje në mënyrën më speciale me njeriun e saj të zemrës.
Partneri saj, Lediani ka ndarë një foto nga mbrëmja e tyre spciale teksa të dy shfaqen të përqafuar, teksa ka bashkangjitur edhe një urim për këngëtaren.
Dyshja u njohën bashkë në emisionin e kërcimit “Dancing With The Stars” dhe nga partner në skenë zgjodhën të dalin çift.
Lidhja e tyre u komentua për disa javë me radhë, duke qenë se balerini kishte lënë pas krahëve një histori të gjatë dashurie për të nisur më parë një romancë me Elhaidën.