Eliminatoret e botërorit/ Shqipëria pretendon 3 pikë me San Marinon. Reja: Me Anglinë nuk dolëm në lojën tonë

Pas një humbje të pastër në “Air Albania” me rezultatin 0 me 2 më Anglinë, kombëtarja shqiptare duket se do të lërë pas shijen e keqe të humbjes dhe të rikuperojë ndaj Sam Marinos.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka folur pikërisht para sfidës me San Marinon duke komentuar edhe humbjen me Anglinë.

Reja tha se, me Anglinë, Shqipëria nuk arriti të dalë në lojën e saj, pasi kishte parashikuar ta kapte kundërshtarin në kundërsulm, por e pranon se edhe ‘Tre Luanët’ nuk bënë ndonjë gjë të madhe.

Sipsa tij, në San Marino do të luajnë lojtarët më të denjë dhe në formë, teksa thekson se, ka 28 lojtarë në dispozicion.

Ai ka sqaruar edhe çështjen e Florian Kamberit, për të cilin thotë se, kishte shumë dhimbje, madje ka bërë edhe nxehje para Anglisë, por nuk ia doli dot, teksa nuk e kap dot as sfidën me San Marinon.

“Më vjen keq që kanë qarkulluar lajme të tilla, është  e tuprshme nuk ekziston kjo çështje, s’ka çështje Kamberi, kanë raportuar disa lajme të tilla. Kamberi ka bërë një eko, nuk dukej se gjë në eko, por ka thënë se ka dhimbje dhe nuk është stërvitur një ndeshje para Anglisë.

E futa në nxehje, dhe s’mund ta aktivizonim. Lojtari është këtu me ne. E keni parë në San Marino, do kthehet tek klubi. Situata të pavërteta. Media shqiptare humbet pak besueshmërinë. Kam 28 lojtarë. Kam mundësi zgjedhjeje, por sigurisht do luajnë lojtarët më të denjë dhe më në formë.

Nuk dua t’i hap probleme asnjë lojtari të dëmtuar. Atmosfera pas humbjes është po njësoj. Bëmë një ndeshje të mirë kundër një rivali si Anglia. Luajtëm mirë në mbrojtje.

Nuk dolëm në lojën tonë, parashikuam që t’i vinim në vështirësi anglezët me kundërsulme. Edhe anglezët nuk bënë ndonjë gjë të madhe në pjesën e parë. Në minutën e 35 goditën portën. Ka lojtarë të mëdhenj. Jemi të ndërgjegjshëm për mundësitë tona”,- tha Reja.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *