Vrasja makabër e tre të rinjve në Fushë Krujë dje ka ndezur një valë reagimesh në rrjetet sociale. Mesa duket një prej viktimave, Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinaj, vetëm 23 vjeç ka pasur rreth të gjerë shoqëror. Këta të fundit kanë premtuar se do të marrin hak për vrasjen e tij.
“Unë nuk e kam vrarë për qejf atë njëri, ia ma ka vrarë vëllain. Edhe unë jam betu se derisa ta marr hakun kurrë nuk kam me qesh. Por edhe pasi e vrava buzëqeshja nuk mu kthye. Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falur është më zor sesa me e marrë,“-dëgjohet në një prej audiove të nxjerra nëpër rrjetet sociale.
Ndërsa kanë publikuar edhe pamje të reja, të papublikuara më parë të të riut
Ç’ka ndodhur në Fushë Krujë?
Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.