Bastain Shvajnshtaiger nuk i ka kursyer kritikat ndaj trajnerit të përfaqësueses gjermane Hansi Flik pas eliminimit surprizë në fazën e grupeve.
“Flik duhet të fajësojë veten mbi këtë turp për kombin tonë. Në duelin e parë ndaj Japonisë mori guximin të zëvendësonte dy lojtarë me peshë në ekip si Gyndoan dhe Myler e më pas të gjithë e dimë verdiktin final. Nuk mund të mbaj të njëjtin qëndrim në përplasjen me Spanjën. Në atë sfidë u tregua i zoti me lëvizjet e kryera. Ndaj Kosta Rikës gaboi sërish, duke i dhënë hapësirë veprimi kundërshtarit, si rrjedhojë erdhën edhe golat e pësuar në portën e Nojerit. Ekipit në takimin e fundit i mungoi zjarri dhe lakmia për të shkuar më tepër pranë portës mike, ai zjarr që ushqehet dhe transmetohet nga trajneri përkatës”, përfundoi Bastain.