Aktorja shqiptare, Eliona Pitarka ka sjellë në jetë vajzën e saj. Lajmin e ka dhënë vetë ajo, përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, teksa qëndron me vajzën e porsalindur të shtrira pranë njëra-tjetrës.
“Më në fund është këtu”, ka shkruar aktorja krahas fotos së bukur.
Ndërsa ditën e sotme ajo për herë të parë ka pozuar me vogëlushen teksa ka ndarë me publikun dhe emrin e saj, Gala. ‘Për çdo pranverë qeshin lulet e mua këtë pranverë më qeshën sytë e tu’, ka shkruar ajo krahas fotos me vogëlushen, ku duket se është kujdesur për privatësinë e saj, pasi Gala ka pozuar me shpinë.
View this post on Instagram