“Elita është shtatzënë për herë të tretë”/ Gjiko sapo bëri konfuz gjithë rrjetin

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës. Mirëpo, a është në planet e çiftit një fëmijë i tretë?

Në lidhje me këtë temë ka ngritur dyshime një video e fundit e cila po qarkullon kudo, ku duket Elita me një mikrofon në dorë duke i drejtuar pyetje Gjikos. “Çfarë na zbulon ndonjë ekskluzivitet sonte”, pyet moderatorja.

“Elita është shtatzënë për herë të tretë”, është shprehur papritur këngëtari duke u larguar shpejt nga kamera. Kjo deklaratë e Gjikos nuk ka kapur të papërgatitur vetëm ne, por edhe vetë Elitën.

Moderatorja nuk ka vonuar duke e mohuar këtë deklaratë, ku shtoi se ndihet më në formë se kurrë. Në muajin shtator Elita Rudi ka publikuar disa foto nga dasma e saj me Gjikon, duke kujtuar përvjetorin e martesës.

“Je i vetmi që dua të mërzis gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”-shkroi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *