Elon Musk humbet ‘bastin’! Duhet të shesë 10% të aksioneve të Teslas që të paguaj taksat

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk pyeti 62.5 milionë ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.

“Shumë është folur kohët e fundit për fitimet e parealizuara që janë një mjet për shmangien e taksave, kështu që unë propozoj të shes 10% të aksioneve të Tesla-s,” shkroi Musk në një postim në Twitter duke iu referuar një “takse miliarderësh” të propozuar nga demokratët në Senatin amerikan.

Musk shkroi në Twitter se do t’i përmbahej rezultateve të sondazhit. Sondazhi mblodhi më shumë se 3.5 milionë vota. Gati 57% e të anketuarve miratuan propozimin për shitjen e aksioneve.

Duke përfshirë opsionet e aksioneve, Musk zotëron 23% të aksioneve në Tesla, kompania më e vlefshme e makinave në botë. Shitja e 10% të aksioneve të tij do të arrinte afërsisht 21 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të Reuters.

Sondazhi i Musk pason një propozim nga demokratët e Senatit të SHBA për të taksuar aksionet e miliarderëve dhe asetet e tjera të tregtueshme për të ndihmuar financimin e agjendës së shpenzimeve sociale të presidentit Joe Biden dhe për të mbushur një boshllëk që i ka lejuar ata të shtyjnë taksat mbi fitimet kapitale për një kohë të pacaktuar.

“Vini re, unë nuk marr rrogë në para ose bonus nga askund. Unë kam vetëm aksione, kështu që e vetmja mënyrë që unë të paguaj taksat personalisht është të shes aksione.”, tha Musk.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *