Elon Musk shprehet i bindur se, deri më tani, nuk është gjetur asnjë provë e jetës jashtëtokësore. Megjithatë, ai shpreson që njerëzit një ditë do të gjejnë alienë. Dhe kur ta bëjnë, ai do të jetë i pari që do ta bëjë publike.
Musk tha për Fox News se ai nuk beson se qeveria amerikane po fsheh ekzistencën e jashtëtokësorëve, pavarësisht rrjedhës së pafundme të teorive konspirative në lidhje më ketë çështje.
Musk argumentoi se nëse zyrtarët do të kishin prova për ekzistencën e alienëve, ata do t’i përdornin në avantazhin e tyre. Ai gjithashtu përsëriti shqetësimet e tij të bazuara se rënia e lindshmërisë është kërcënimi më i madh për ekzistencën e njerëzimit.